Lushnje/ Sherri i fëmijeve, prindërit “sqarohen” me lopata, gruaja thyen krahun-Stop-28 Prill 2021 – Stop
Të Gjitha

Lushnje/ Sherri i fëmijeve, prindërit “sqarohen” me lopata, gruaja thyen krahun-Stop-28 Prill 2021

Jemi në fshatin Zhame, Lushnje për problemin e familjes Balla. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 19 prill mes komshinjve. Pasi janë zënë fëmijët e dy familjeve, sqarimi mes prindërve ka përfunduar në sherr me lopata. Valbona Balla ka përfunduar me krahë të thyer. Ajo kërkon dëmshpërblim, ose që komshiu të shkojë në burg.Shkojmë për të dëgjuar versionin e autorit të ngjarjes, Saimir Sinani, i cili pranon, se në gjaknxehtësi i ka thyer krahun Valbonës, por tani thotë, se është penduar. Ai thotë, se i kanë kërkuar 5 milionë lekë dëmshpërblim, por familja Balla e mohon, duke thënë se bëhet fjalë për 1000 euro.Në Spitalin e Lushnjes, ku Valbona ka marrë ndihmën e parë, mjeku shpjegon, se ajo ka shkuar me thyerje krahu dhe i është vënë allci.Në këtë pikë ne shoqëruam Valbona Ballën, për vizitën te mjeku ligjor, ashtu sic kërkohet nga prokuroria. Mjeku shpjegoi, se të gjitha materialet do i përcjellë në Prokurorinë e Lushnjes e cila do të thotë fjalën e fundit për akuzën e policisë ndaj Saimir Sinanit “Plagosje e lehte me dashje”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *