VIDEO/ Leopardi sulmon kampusin universitar në Indi, 15 persona të plagosur

Të paktën 15 persona u plagosën në shtetin indian të Assam pasi u sulmuan nga një leopard, sipas kanalit televiziv Times of India.

“Leopardi kafshoi disa persona dhe ata duhej të shtroheshin në spital. Personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën”, tha përfaqësuesja e spitalit shtetëror.

 

https://twitter.com/gchahal/status/1607655396390621185?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1607655396390621185%7Ctwgr%5E8e39ba7b82042466a633d7545270028c2fcbf899%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fleopardi-sulmon-kampusin-universitar-ne-indi-15-persona-te-plagosur%2F

Mes të plagosurve ka punëtorë pylli, fëmijë dhe gra. Shumica e të plagosurve mbërritën në spital nga kampusi i Institutit të Kërkimeve të Pyjeve Tropikale, që ndodhet në periferi të qytetit të Joratit.

Zyrtarët e Departamentit të Pyjeve thanë se kafsha ndoshta hyri në kampus në kërkim të ushqimit.

Ranjit Konwar, një zëdhënës i Joratit, tha se një natë më parë leopardi kishte filluar të sulmonte banorët në fshatrat ngjitur me institutin, i cili është i rrethuar nga plantacione çaji.

“Kafsha është bërë shumë agresive. Ne kemi vendosur kurthe brenda kampusit për ta kapur atë. Po punohet për gjetjen e tij” , shtoi ai.

Konwar tha gjithashtu se të gjithë banorëve të kampusit u është thënë të qëndrojnë brenda.

Të Fundit