Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bëri këtë të mërkurë një analizë të ecurisë ekonomike gjatë tremujorit të fundit.

Gjatë një konference për shtyp, Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike e Shqipërisë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, është 4.02%.

Ajo e cilësoi këtë rritje si një rritje reale dhe më të lartën në rajon.

“Viti ka qenë një vit që ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike dhe shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Për tremujorin e tretë shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02%, duke e çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23%. Këto rritje janë reale të ekonomisë janë të zhveshura nga rritja e çmimeve. Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet në 3.7% dhe ecuria e tremujorit të 4-të e mbështet këtë rritje ekonomike

Në Shqipëri është shfaqur me një rritje 4% e cila është dhe rritja më e lartë në rajon, Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali I zi me 2.8% dhe Serbia me 1%”, tha Ibrahimaj.

 

Të Fundit