“Dëgjuam tek ‘News24’ se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por se dija se kush ishte. Ishte e papritur”. Kështu deklaron gjyshi i Marsida Qatjat, nëna e 3 fëmijëve që u bë ‘mollë’ sherri për ngjarjen në Kavajë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi, polic burgu.
Si e keni mësuar ngjarjen?
Dëgjuam tek ‘News24’ se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por se dija se kush ishte. Ishte e papritur.
Kishte pasur kërcënime më parë Marsida?
Jo s’më ka thënë gjë. Se po ta dija, ndoshta do i dilnim kësaj të keqe përpara. S’më ka thënë gjë,
Me kë jetonte Marsida?
Vetëm me 3 fëmijët. Ka dy fëmijë nga burri i parë dhe 1 nga burri i dytë. Ka 3 vjet e martuar. Ai është në Gjermani. Di që ajo ka shkuar disa herë në Gjermani.
Ka pasur konflikte të mëparshme me viktimën. A e ka kërcënuar ndonjëherë? A e ka denoncuar?
Ajo mund të më jetë ruajtur mua për të mos krijuar këto polemika. Por mund të ketë pasur. S’më ka thënë.
Si i keni marrëdhëniet me Marsiden?
Si i kam marrëdhëniet?! Unë e kam rritur me sakrifica.
(ed.me/BalkanWeb)