Brenda zorrëve të peshkaqenit që sulmoi një turist rus në Egjipt, u gjetën eshtrat e viktimës, përfshirë kokën, gjoksin dhe duart.
23-vjeçari Vladimir Popov, ishte duke notuar brenda pazhit të një rezorti në Hugharda kur u sulmua nga peshkaqeni tigër.
Shark attack ? in Egypt ??
Rip russian men! pic.twitter.com/hTeafRLZAC— Yaren (@Yarennkc_) June 9, 2023
Popov mundi t’i mbijetonte sulmit të parë të peshkaqënit, por më pas brenda 20 sekondave ai u zhduk nën ujë.
Yesterday, a viral Twitter video showed a shark attack on a 23 year old Russian man vacationing in Egypt, near the Elysees Dream Beach Hotel, a popular resort.
Today, the shark was captured and brought to land following his death. https://t.co/TxAY755BpP
— DramaAlert (@DramaAlert) June 9, 2023
E gjithë skena e tmerrshme u filmua nga turistët e shumtë të cilët ndodheshin në bregun e detit, përfshirë dhe babain e tij.
“Ne shkuam në plazh për t’u çlodhur,” tha zoti Popov, me origjinë nga Rusia. “Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi brenda disa sekondave”.
“Çfarë lloj ndihme mund t’i jepnim? Ai thjesht u tërhoq zvarrë nën ujë”, tha burri
“Kjo është një rastësi absolutisht qesharake, sepse është një plazh i sigurt. Ka anije dhe jahte përreth. Nuk ka ndodhur kurrë atje. Ata zakonisht sulmojnë në plazhe të egra. Është thjesht fati i keq”, shtoi babai.
Në video 23-vjeçari bërtet dhe kërkon ndihmën e babait, përpara se të zhytet përfundimisht nën ujë.
Ministria e mjedisit në Egjipt tha se e kishin kapur peshkaqenin dhe po e ekzaminonte atë në një laborator për të përcaktuar arsyet e sulmit të rrallë.