Video/“Dita më e bukur e jetës”, Bezos kthehet në tokë pas 11 minutash

“Astronaut Bezos. Dita më e bukur e jetës!” Me këto fjalë miliarderi Jeff Bezos ka prekur sërish tokën, pasi ka përfunduar me sukses një udhëtim prej 11 minutash në hapësirë.

Në një kapsulë të prodhuar nga kompania e tij Blue Origin ai ka udhëtuar së bashku me të vëllanë 82 vjec dhe një adoleshent 18-vjeçar.

Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.

Të Fundit