Video/Dhuna mes shqiptarëve në aeroportin italian, përdoren edhe ndarset metalike

Një sherr masiv mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e rënda të dhunës mes shqiptarëve.

Sherri nisi mes një grupi shqiptarësh që shoqëruan disa bashkatdhetarë të tyre të cilët do të niseshin drejt Tiranës. Ata janë zënë me një grup tjetër bashkatdhetarësh që ishin në radhë për check-in.

Për arsye ende të paqarta, mes tyre nisi një debat i ashpër i cili degradoi më pas në një përleshje të dhunshme.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.

Më pas, janë përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa kanë ndërhyrë për t’i ndarë disa oficerë policie. Pasagjerët e tjerë kanë filmuar gjithçka dhe kanë thirrur ambulancën, e cila ka mbërritur për t’iu dhënë ndihmë mjekësore dy të plagosurve. Policia ka arrestuar tetë persona të përfshirë në sherr.

Sikurse duket nga pamjet shqiptarët kanë përdorur gjatë sherrit edhe ndarëset metalike që shërbejnë për të krijuar rreshtat për radhët e qytetarëve kur presin të kryejnë check-in.

Të Fundit