Një anije “gjysmë zhytëse” me katër tonë kokainë është sekuestruar nga marina kolumbiane. Sipas mediave të huaja, anija 15 metra ishte rrugës për në Amerikën Qendrore përpara se të kapej nga autoritetet.
Transporti mendohet të jetë me vlerë 150 milion dollarë dhe është ngarkesa më e madhe e marrë nga forcat detare të Paqësorit në dy vitet e fundit.
Siç ishte thënë në një njoftim, me informacion nga Inteligjenca Detare, njësitë e Stacionit të Rojës Bregdetare të Tumaco-s dhe një Avion Patrullë Detar i Aviacionit Detar, vendosën operacionin e ndalimit 68 milje detare nga Tumaco.
Si rezultat, atje u kap pajisja detare e drejtuar nga katër individë duke përfshirë një të huaj, i cili po lëvizte drejt bregut të Amerikës Qendrore.
Në momentin e këqyrjes së mjetit detar 15 metra të gjatë, u gjetën 200 thasë me 4000 pako, në dukje me lëndë të paligjshme, e cila rezultoi pozitiv për kokainë.