“Vettingu i politikanëve, prioritet i PD”, Basha: Reforma zgjedhore, arsyeja që jemi në Kuvend.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se sot në Kuvend do të kalojnë për miratim dy komisionet, atë të Reformës zgjedhore dhe atë territoriale.

T’i japim shans një drejtësie që të ngrihet në këmbë dhe t’i hedhë prangat çdo qytetari që shkel ligjin, duke e nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe bosët e krimit. Sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë dhe miratimin e dy komisioneve të rëndësishme që janë prioritet i shqiptarëve, komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë territoriale. Këto janë dy zotime të mijat para shqiptarëve, para demokratëve. Sa i takon reformës zgjedhore është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament. Sa i takon të dytës, pak nga ju nuk e dinë, por dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme një nga problemet e njerëzve ka qenë reforma territoriale. Vettingu në politikë, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se dy mandate, forcimi i rolit të parlamentit, ky konsultim po ndodh brenda demokratëve, një konsultim i gjerë me qytetarët, s’mund të ndodhte në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për vettingun në drejtësi. Pasi kjo kërkesë lidhet me afatet procedurale. Vettingu i politikanëve prioritet i PD. Në bashkëpunim me shoqërinë, me të gjitha forcat e shoqërisë, me elitën, pedagogët, sipërmarrësit, ndryshimet kushtetuese s’mund të futen në kapsulën e sotme. Ato kërkojnë dialog dhe gjithëpërfshirës. Siç e kam thënë, kërkojnë në besimin tim një besim dhe referendum të qytetarëve.”, tha Basha.

Të Fundit