VIDEO/ Cristiano Ronaldo irriton arabët, nget makinen siper trotuarit për të shmangur trafikun

Cristiano Ronaldo është bërë objekt i rrjeteve sociale duke u filmuar në rrugët e Riadit në Arabinë Saudite.

Portugezi është duke u mësuar me jetesën në Arabinë Saudite pasi u bë lojtari më i ri i klubit të Al Nassr, por duket se vështirësia e mbipopullimit atje e vendos Ronaldon në pozicione të vështira.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet të jetë Cristiano Ronaldo me makinën e tij luksoze i cili ka ngecur në trafikun e rënduar të vendit ku jeton.

Para tij duket një makinë tip Range Rover, që mendohet të jetë e badigardëve të tij, dhe nga pas Ronaldo. Në fillim është Range Roveri i cili ngjitet në trotuar për të shmangur trafikun, e më pas shihet Ronaldo që bën të njëjtën gjë, duke thyer kështu rregullat e qarkullimit rrugor.

“Legjenda Cristiano Ronaldo nget makinën në trotuar. Shpresojmë ta arrestojnë sa më shpejtë”, dëgjohet një qytetar atje i cili është i irrituar se portugezi nuk respekton rregullat.

Të Fundit