Policia kontrollon pa mandat gazetarin e makine e Stop, reagon Muhamet Rrumbullaku

Diten e djeshme emisioni “Stop” trasmetoi sesi grupi i xhirimit gjate nje investigimi ne qytetin e Elbasanit u kontrollua pa te drejte nga policia.

Kur grupi ishte në makinën e parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë,ia behën forcat operacionale dhe ato Shqiponja dhe në abuzim me detyrën, filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”. Ndërkohë gazetari kërkoi me ngulm një dokument apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit.Kontrolli është parashikuar të kryhet.Vetëm kur ka arsye të bazuara, se dikush fsheh prova të një vepre penale. Në këto kushte gjykata nxjerr vendim për këtë procedurë të Policisë.

Menjehere pas trasmetimit te denoncimit te Stop per policine e Elbasanit, ka reaguar Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit

Reagimi zyrtar:

Të nderuar drejtues të emisionit “Stop”, Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, mbi kontrollin e ushtruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në automjetin tip “Benz” që ishte i parkuar përpara ambienteve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, brenda të cilit ndodheshin gazetarë të emisonit nvestigativ “Stop”, ju informojmë se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo u njoh me rastin, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të zhvilluar hetime të thelluara disiplinore, për veprimet që kanë kryer punonjësit e Policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron gazetarët e emisionit “Stop” dhe qytetarët, se hetimi do jetë transparent dhe i panashëm, pasi ligjshmëria dhe performanca e punonjësve të Policisë janë ndër prioritetet kryesore të punës së tij. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

Të Fundit