Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili ka vjedhur para në një klinikë në një kohë që ishte në detyrim paraqitjeje po për vjedhje.
Në pranga ka rënë shtetasi I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas tij, ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka vjedhur në shumë parash në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.