VIDEO/ 2-vjeçari që mbledh ullinj dhe mjel delet bëhet viral në rrjet

Stelios 2-vjeçar nga Kreta po shndërrohet  në një yll të rrjeteve sociale. Vogëlushi ka treguar se edhe pse në një moshë kaq të vogël i pëlqen punët bujqësore.

Në videot e postuara nga nëna e tij në Facebook dhe TikTok, Stelios shihet duke ndjekur të atin në ara dhe punë bujqësore.

Sipas nënës së tij që foli për neakriti.gr, kontaktin e parë me fshatin Stelios e ka pasur kur ishte vetëm 40 ditë.

Siç shihet edhe në video, vogëlushi  ka mësuar të pastrojë ullinjtë dhe t’i vendosë në thasë, t’i shtrijë copat poshtë ullinjve dhe madje të mbledhë perime nga kopshti.

“I vogli e sheh si lojë dhe i pëlqen të bëjë atë që bëjmë ne dhe sa herë që shkojmë në fushë ai sillet si babai i tij”, përshkruan nëna e djalit.

Stelios, në fakt, i ka shtrirë profesionet e tij në blegtori, mjeljen e dhive dhe mbledhjen e vezëve nga pulat.

Në fakt, nëna e tij rrëfeu se tani që është stina e rrushve, ajo dhe i shoqi po planifikojnë të mësojnë Steliosin e vogël të bëjë edhe raki.

 

 

@kristaleniakristy #fun #kid #happy #moments #olives #oliveoil #mpesfy ♬ πρωτότυπος ήχος – kristaleniakristy

@kristaleniakristy #oliveoil #olives #moments #happy #fun #kid #mpesfy ♬ πρωτότυπος ήχος – kristaleniakristy

@kristaleniakristy #kid #fun #happy #moments #olives #oliveoil #mpesfy ♬ πρωτότυπος ήχος – kristaleniakristy

@kristaleniakristy #oliveoil #olives #moments #happy #fun #kid #mpesfy ♬ Spongebob Tomfoolery – Dante9k Remix – David Snell

Të Fundit