TIRANË

Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Ndryshe nga Vocaj i cili u konfirmua në detyrë, për drejtorin e  Laboratorit Kriminalistik Xhevahir Çeloaliaj, procesi i vettingut është ndërprerë pasi ky i fundit me 13 dhjetor ka dhënë dorëheqjen duke i kërkuar Komisionit përkatës që të ndërpriste vlerësimin për figurën e tij.

Ky proces pritet të kalojë në filtër të gjithë përfaqësuesit e Policisë së Shtetit duke hapur një kapitull krejtësisht të ri.