Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë këtë të premte. Efektivja e policisë Aldorjana Loshivetëm 21-vjeçe, u vetëvra me armën e shërbimit, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, në shtëpinë ku e reja jetonte. 21-vjeçarja ishte punonjëse e Komisariatit Numër 5 në kryeqytet.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.
Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, 21-vjeçarja Loshi u gjet e pajetë nga familjarët e saj./tvklan.al