“Vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por…” Rama batuta krah Sorecës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Krujë, ku u prezantua projekti i Muzeut Etnografik, si edhe grantit të BE për banorët dhe Bonusit të Rijetëzimit të shtëpive të vjetra. Krah ambasadorit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca, Rama nuk i kurseu vlerësimet për këtë të fundit, i cili tha se është më shumë sesa një ambasador. Në fund nuk munguan as batutat…

“Fjala ambasador është formalisht e duhura, por tanimë besoj që të gjithë ata që e njohin dhe e ndjekin aktivitetin e tij, ndajnë mendimin se është më shumë sesa një ambasador. Është një prani shumë aktive dhe një ndërlidhës shumë i volitshëm dhe i dobishëm mes nesh dhe Komisionit Europian. Duke u angazhuar në vetë të parë për të gjitha punët, projektet, sfidat, përpjekjet. Ajo që ne bëjmë kur na takon të dalim së bashku për të komunikuar në momente si ky është vetëm një pjesë shumë e vogël e gjithë asaj pune që bëhet për t’i sjellë gjërat deri këtu. Sepse lufta me burokracinë, lufta me afatet, të gjitha sfidat që kanë projekte ku kërkohet harmonizim i shumë forcave është një luftë e përditshme, kudo qoftë, pa dallim. Në Tiranë, në Bruksel, kudo… vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por për momentin ne kemi zgjedhur që të bëhemi pjesë e BE, sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen dhe të themi po bëjmë si Napoli dhe Brukseli të vazhdojë me burokracitë e veta…”/tvklan.al

Të Fundit