Ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pasi SPAK-u lëshoi një urdhër arresti për të.
Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh janë akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtarët e Durrësit, përfshirë këtu dhe Dakon, në dy episode të ndara.
E para ka të bëjë me një ndërtesë e cila dyshohet të jetë dhënë dy herë një leje drejtimi, ndërkohë që nga ana tjetër sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara zyrtarisht bëhet fjalë edhe për një procedurë tjetër prokurimi në lidhje me një konsulencë të dhënë nga Bashkia e Durrësit, por për këtë të dytën ende nuk ka një informacion të detajuar.