Vërshimet morën shtyllën e tensionit të lartë, OSHEE: Në këto zona s’kanë energji

Moti i keq, me reshje shiu e dëbore ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Përmes një reagimi, OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), ka informuar se në disa zona të vendit ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Paraprakisht bëhet e ditur se situata paraqitet kritike në Gjirokastër, ku linja 35Kv ndodhet jashtë pune pasi është zhvendosur shtylla e tensionit të lartë.

Pa energji elektrike ndodhen banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtem dhe Dropulli i Siperm.

Sakaq, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit në Nst Poçem është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie,ka bërë me dije OSHEE.

Të Fundit