Vera shqiptare fiton 12 medalje në Panairin e zhvilluar në Beograd

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se vendi ynë mori 12 medalje për verën në Panairin e Verës që u zhvillua në Beograd, në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur.

Teksa ka publikuar foto nga panairi, në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se një juri ndërkombëtare me standarde dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar medaljet për verërat shqiptare.

“12 medalje për Verën shqiptare në panairin e verës #OpenBalkan WINE VISION. Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar medaljet.”-shkruan Rama.

Panairi i verës u hap më 1 shtator nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçeski.

“Panairi i Verërave” pritet të përsëritet çdo vit midis vendeve të rajonit të Ballkanit të Hapur si një nismë më shumë për hapjen dhe për fuqizimin ekonomik të vendeve.

Të Fundit