Vepra të turpshme ndaj të miturës, arrestohet 76-vjeçari në Tiranë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Vepra të turpshme ndaj të miturës, arrestohet 76-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, ku një i moshuar kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.

Në video shihet i moshuari i ulur në krah të të miturës, që e prek në vende intime.

Lidhur me këtë rast, polica bën me dije se është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *