‘Vendimi më i vështirë i jetës’, ish-presidenti i Afganistanit kërkon falje që u arratis kur erdhën talebanët – Stop
Bota, Të Gjitha

‘Vendimi më i vështirë i jetës’, ish-presidenti i Afganistanit kërkon falje që u arratis kur erdhën talebanët

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani i ka kërkuar falje popullit të Afganistanit pasi u arratis për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ghani u largua në momentet kur talebanët po merrnin kontrollin e vendit.

“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime”, – u shpreh 72-vjeçari, duke shtuar se i vinte keq që “nuk mundi të përfundonte ndryshe”.

Ghani nënvizoi se nuk kishte ndërmend të braktiste njerëzit e tij, por “kjo ishte mënyra e vetme që të shmangte dhunën e përhapur”. Ai gjithashtu mohoi akuzat se kishte udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me rreth 169 milionë dollarë.

“Ndiej keqardhje të thellë që kapitulli im përfundoi në tragjedi të ngjashme me paraardhësit e mi”, – përfundoi deklaratën 78-vjeçari.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *