Vendimi i Bashës, thërret Kuvendin e PD më 18 Dhjetor

Sikurse ishte bërë me dije që dje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të hënë kryesinë e PD.

Në këtë mbledhje Basha teksa e ka cilësuar 11 dhjetorin, një ditë që ish-kryeministri Berisha kërkon të bunkerizojë PD pasi sipas Bashës i shërben “hallit” personal të tij, i ka propozuar Kryesisë së Partisë Demokratike thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor.

“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ia arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mençurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.

Çfarë pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: Ç’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për një akt të tillë?

Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.

Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo përplasje për të mbrojtur veten e tyre. Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës për të përçarë PD dhe zgjatur jetën politike të Edi Ramës.

Kemi sakrifikuar shumë për të mos e bërë pis PD. Për ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. S’ka për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër. Nuk do të ketë Kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor. 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.

Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është t’i shërbejmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqendrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.

Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike:Thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor”, tha Basha.

Të Fundit