Vendimi i Apelit, reagon Berisha dhe ‘zbërthen’ planet e Ramës: Dështoi me bravën

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vendimin që dha dje Gjykata e Apelit, që i la vulën e PD Enkelejd Alibeajt.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së tij, Berisha tha se ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e partisë. Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën, mafian shqiptare të tij, por edhe segmentet e mafias ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale, duke i mbajtur një pengpolitik në krye të saj, që e akuzonin publikisht e ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh. Opozita të kryesohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ku. Këto skenarë që nisën për çelviskosjen e pushtetit të Ramës. Skenari vijoi me proceset të cilat Basha u fut në thes dhe tani Rama mendon se pasi dështoi me bravën do ta ringjallë Bashën me vulën.”, tha Berisha.

Të Fundit