Vendi i parë në botë që legalizon monedhën ‘Bitcoin’ zyrtarisht, qeveria pret që të fitojë shuma të mëdha parash

Presidenti i El Salvadorit Nayib Bukele njoftoi se qeveria e tij sapo ka blerë 400 monedhat e para bitcoin ndërsa po përgatitet të bëhet kombi i parë sovran që do të legjitimojë monedhën dixhitale si mjet ligjor. “El Salvador sapo ka blerë 200 monedhat e tij të para,” tha Bukele të hënën pasdite. “Agjentët tanë do të blejnë shumë më tepër kur afrohet afati.”

Disa orë më vonë, Bukele zbuloi se El Salvador bleu 200 monedha të tjera, duke rritur aksionet e saj të kriptomonedhës në 400 bitcoin.

Çmimi i tregut të Bitcoin u rrit mbi $ 52,000. El Salvador, një nga vendet më të varfra në hemisferën perëndimore, do të legalizojë bitcoin si një monedhë zyrtare – krahas dollarit amerikan – të martën.

Partia politike e Aleancës Nacionaliste Republikane (ARENA) e opozitës konservatore të El Salvadorit e përqeshi Bukele për blerjen e bitcoin, duke akuzuar qeverinë për lojërat e fatit me paratë e kombit dhe duke argumentuar se politika e saj monetare i shkaktoi 10 milionë dollarë humbje buxhetit të shtetit.

Bukele u përgjigj, duke akuzuar bllokun opozitar, i cili qeverisi vendin midis viteve 1989 dhe 2009, për përvetësim të fondeve shtetërore.

“Kjo është fjalë për fjalë më pak se 0.03% e asaj që keni vjedhur kur keni qenë në qeveri,” shkroi Bukele në Twitter.

Bukele zbuloi planin e kriptovalutave të kombit të Amerikës Qendrore në qershor, duke shprehur atë që aplikacioni i pagesave Strike e quajti “goditja e dëgjuar” në të gjithë botën për bitcoin “dhe potencialisht një precedent global për kombet në zhvillim. Strike ndihmoi qeverinë e El Salvadorit të krijojë qindra ATM bitcoin dhe një portofol dixhital të quajtur “Chivo”, që do të thotë “i lezetshëm” në spanjisht.

Të Fundit