Pezullohet shefi i Sektorit të Qarkullimit të qarkut Dibër, Robert Aga
Pezullimi nga detyra i Robert Agës u bë pas arrestimit të vëllait të tij, Pajtim Aga gjatë operacionit ‘TRANZIT’ ku u sekuestruan 32.5 kg kanabis çokollatë.
Pajtim Aga, 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.