Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Velipojës, ku një shtetase 69-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është futur në det.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qënë duke u larë në det në Velipojë.
Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.