Veliaj pritet nga Papa Françesku në Vatikan

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku në Vatikan. Në këtë vizitë, kryebashkiaku ishte i shoqëruar edhe nga skuadra e Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Të ftuar nga Papa Françesku në kuadër të Vitit të Rinisë, Veliaj e njohu atë me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërsa, Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit. Ai u shpreh shumë i mbresuar nga vizita e pak viteve më parë në Tiranë, si dhe e kujtoi atë me shumë mall për t’u rikthyer.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan kështu për takimin e veçantë: “Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan, me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë – plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Pontifex në Tiranë dhe mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh, pavarësisht së kaluarës së hidhur”.

 

 

Të Fundit