Veliaj kërkon të nxirret nga kafazi i xhamit, Prokurori Ols Dado: Në GJKKO kushtet janë shumë të mira, si hotel me 5 yje!

SPAK ka kundërshtuar kërkesën e avokatëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që ai të mos mbahet në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

Prokurori Ols Dado ka deklaruar në gjyq se qëndrimi i Veliajt në kafaz nuk përbën problem, pasi kabina ka edhe një të çarë përmes së cilës mund të komunikohet. Sipas tij, kushtet e Gjykatës janë shumë të mira, si hotel me 5 yje.

“Nuk besojmë se përbën problem. Nuk është kafaz, por një strukturë xhami dhe ka edhe një të çarë aty që mund të komunikohet. Kushtet e Gjykatës së Posaçme janë shumë të mira si hotel me pesë yje”, tha Dado.

Pas kësaj deklarate, atij i është tërhequr vëmendja nga gjykata.

Të Fundit