Vdekja e fëmijës 3 vjeç në klinikën “Xhaxho”, del ekspertiza mjeko-ligjore. Prokurorja refuzon të japë konkluzionin e ekspertëve

Ekspertët e Institutit të Mjekësisë-Ligjore në Tiranë, kanë dalë me një raport përfundimtar, lidhur me shkaqet që kanë çuar në vdekjen e fëmijës 3 vjeçar, Brian Spahiu.

Kjo ekspertizë që zbulon shkaqet e vdekjes së fëmijës, është administruar në dosjen hetimore që po hetohet nga prokurorja Felaj në Tiranë.

Por prokuroria Felaj, në asnjë moment nuk ka pasur një komunikim me familjarët e viktimës dhe s’ka denjuar ti japë informacion zyrtar reporterëve për konkluzionin e kësaj ekspertize mjeko-ligjore, që nxjerr shkaqet e vdekjen së fëmijës 3-vjeçar Brian Spahiu.

Anomalitë që çuan vdekjen e 3-vjeçarit u shfaqën pas një ndërhyrje kirurgjikale në disa dhëmbë të tij, ndërhyrje e cila u krye në ambientet e klinikës private së Roland dhe Ina Xhaxhos.

Prokuroria e Tiranës, nisi hetimet për akuzën e “Mjekimit të pakujdesshëm”, por në asnjë moment nuk ka dhënë një informacion të saktë mbi shkaqet që çuan në vdekjen e vogëlushit.

 

Të Fundit