Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për regjisorin Petri Bozo, i dyshuar për përfshirje në një aksident tragjik që i mori jetën një fëmije 7-vjeçar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mengël.
Sipas të dhënave nga hetimet paraprake, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit, kur i mituri po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë. Në ato momente, ai është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Bozo, duke humbur jetën në vend.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer debatet mbi sigurinë rrugore në zonat pranë institucioneve arsimore, ku shpesh raportohen rreziqe për këmbësorët, veçanërisht fëmijët.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.



