Vdekja e 4 turistëve në hotel, dyshohet se kishin konsumuar alkool dhe kokainë

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plot të vdekjes së katër turistëve rusë në n jë hotel në Qerret.

Sipas “BalkanWeb”, dyshohet se viktimat para se të hynin në saunën e hotelit kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.

Po ashtu, dyshohet se turistët kishin konsumuar drogë duke kaluar më pas në overdozë.

Hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar saktësisht si dhe sasinë. Por, paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë, sasia e të cilës mendohet të ketë kaluar në overdozë.

Katër turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

Të Fundit