Pallati i djegur, fqinjët:Djalin e denoncuam, policia na tha “një avaz ka”

Ky është apartamenti i cili mëngjesin e sotëm u përfshi nga zjarri, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodha nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve.

Po ashtu, nga dritarja u hodh dhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, cili ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve, 36-vjeçari është me probleme mendore dhe se gjatë natës kishte patur debate me nënë e tij, gjë e cila hedh dyshime se zjarri është vënë nga vet Klodian Osmenaj.

Sipas banorëve vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, në spital janë shtruar edhe fëqinjët të cilët u lënduan në tentativ për të shuar zjarrin.

Njëra prej banoreve të pallatit u shpreh se e kishte denoncuar disa herë, por autoritetet e kishin injoruar.  “Ai hidhte gjëra nga lart. Ne raportonim. Ata vinin dhe thoshin “o një avaz ka ai”. Po donin të vritej njeriu që të vinin këtu ata” tha banorja, referuar denoncimeve në polici.

Për zjarrfikësen, ajo u shpreh se erdhi me vonesë. “Zjarrfikësja erdhi shumë me vonesë. Ne kishim gjysmë ore që po digjeshim në flakë”.

“Banorët janë të trembur, shumë të frikësuar, banesat janë blozë brenda” më tej ajo. Duke qenë se brenda apartamentit nuk u gjet ndonjë bombol gazi dhe dëshmisë së banorëve se djali vuante nga problemet mendore dyshohet se ishte ai që i vendosi flakën shtëpisë.

Të Fundit