Varianti “Delta” në Shqipëri,Komiteti Ekspertëve njofton mbledhje urgjente

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë mesditën e sotme mbledhje urgjente, pas konfirmimit se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

Mësohet nga njoftimi për media se mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa nuk dihet nëse do të njoftohen masa të reja shtrënguese kundër virusit të rrezikshëm.

Kujtojmë se një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi mbërritjen e variantit Delta në vendin tonë, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Të Fundit