“Vaksinimi për 14 muaj”, Manastirliu: Kanë marrë dozën e dytë më shumë se 650 mjekë e infermierë, procesi vazhdon me….

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat, deklaroi se janë më shumë se 650 mjekë e infermierë që janë vaksinuar deri tani. Ajo shtoi se pas mjekëve, do ketë vaksinim edhe për të moshuarit.

“Janë më shumë se 650 mjekë e infermierë që janë vaksinuar deri tani dhe janë duke marrë dozën e dytë, sipas kohës së përcaktuar. Do vazhdojmë me fushatën e vaksinimit. Do vijojmë me vaksinimin kapilar, kur të vijnë vaksinat nga Pfizer. Do kemi shpejt të finalizuar një fushatë të Astra Zenecas. Pas mjekëve, do ketë vaksinim edhe për të moshuarit”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu nënvizoi se plani i ministrisë është që të vaksinohet gjithë popullata, në momentin që do të vijnë vaksinat.

“Tashmë kemi trajnuar jo vetëm mjekët e vaksinatorët që do ndjekin procesin në Shkodër e Vlorë, por në të gjithë vendin. Kemi 1000 vaksinatorë që janë gati të përfshihen në proces, gati që të fillojnë vaksinimin masiv. Sa i përket doktor Piperos, gëzon shëndet të mirë. Shumë shpejt do ketë lajme për gjendjen e tij shëndetësore, që paraqitet deri tani e mirë siç e thashë. Plani ynë përfshin të gjithë popullatën, përpos atyre që kanë sëmundje të caktuara që nuk lejohet vaksinimi ose nën 18 vjeç, pasi nuk ka të dhëna për infeksione tek ta. Jemi gati për të nisur procesin, kur të vijnë dozat e vaksinave.”, theksoi Manastirliu.

Të Fundit