TIRANA
Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online me gazetarët, duke folur për vaksinën për koronavirusin, deklaroi se uron që Shqipëria të mos mbesë mbrapa në këtë proces në raport me shtetet e tjera europiane.
Rama thekson se për momentin, çmimi i vaksinës është gjëja e fundit që po diskuton qeveria.
“Ne kemi një grup personash, të cilët janë ekspertë, që po merren me vaksinën dhe uroj mos mbetemi pas me shtetet e tjera europiane.