Vajza tërheqëse e përqafon dhe i vjedh gjerdanin, i moshuari ndërron jetë duke e ndjekur me vrap – Stop
Bota, Të Gjitha

Vajza tërheqëse e përqafon dhe i vjedh gjerdanin, i moshuari ndërron jetë duke e ndjekur me vrap

I vjedhin me mjeshtëri një gjerdan që kishte per qytetarin vlerë të madhe shpirtërore  dhe duke ndjekur me vrap gruan që e kishte vjedhur, i moshuari rrëzohet duke përplasur kokën në trotuar, vdiq disa ditë më vonë në spital.

Është historia e trishtë e A.S., 80 vjeç nga Fasano, në provincën e Brindisit (Itali). Historia nis pak ditë më parë në via Sant’Antonio, në qendër të Fasanos. Plaku ishte duke ecur kur në një moment i afrohet një grua tërheqëse dhe e bukur, e cila e përqafon dhe i thotë nëse e mban mend. Burri e pranon përqafimin edhe sepse, duke mos kujtuar nëse e njihte apo jo, u beson fjalëve të gruas në atë moment. Por kjo e fundit, me një shkathtësi të jashtëzakonshme, arriti t’i shkëpusë gjerdanin prej floriri 80-vjeçarit, pa u vënë re nga ky i  fundit dhe shumë shpejt arrin të largohet.

Vetëm pak kohë më pas i moshuari e kupton se nuk e ka më gjerdanin, një xhevahir prej disa qindra eurosh, por me vlerë të paçmueshme, emocionalisht për burrin. Ai raporton ngjarjen tek policia, të cilët nisin kanë nisur të kërkojnë gruan. E njëjta gjë vlen edhe për të moshuarin që fillon të endet nëpër rrugët e qytetit duke shpresuar të gjejë hajduten, por pengohet dhe bie duke përplasur kokën. Ai shpëtohet menjëherë nga kalimtarë të tjerë të cilët pasi kanë konstatuar gjendjen e të moshuarit, lajmërojnë ambulancën. Një histori që bëri menjëherë xhiron e qytetit mes atyre që njihnin të moshuarit dhe atyre që në rrjetet sociale këmbëngulnin se “nuk mund të vdesësh për një gjerdan”.

Teknika e përqafimit seksi është një nga më të përdorurat në ditët e sotme dhe viktimat janë gjithmonë të moshuarit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *