“Kafeja është ndoshta më e mirë se në Itali”, ambasadori italian u rekomandon tifozëve këto ushqime shqiptare – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Kafeja është ndoshta më e mirë se në Itali”, ambasadori italian u rekomandon tifozëve këto ushqime shqiptare

Në hapësirën “100% News” me gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ishte i ftuar ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili foli për ndeshjen finale Roma-Feyenoord.

Gjatë intervistës, ambasadori Bucci tha se përfaqësuesve të klubit, futbollistëve dhe të gjithë tifozëve do t’u rekomandonte byrekun, mishin dhe peshkun si dhe ka shtuar se i garanton që kudo në Shqipëri hahet mirë dhe pa probleme. Gjithashtu, ambasadori i Italisë ka thënë se në Shqipëri dhe kafeja është shumë e mirë, ndoshta dhe më e mirë se në Itali.

Fabrizio Bucci: Unë ndodhem në Shqipëri prej 2 vjetësh e gjysëm dhe mund të pohoj që gatimet tradicionale shqiptare janë të shkëlqyera. Në çdo vend që mund të shkosh në Shqipëri hahet mirë, mund të veçoj byrekun, mishin, peshkun. Unë do të ftoja të gjithë miqtë italianë që të hanë pa asnjë lloj problemi. Në Shqipëri dhe kafeja është shumë e mirë, ndoshta dhe shumë më e mirë se në Itali.

Bucci e ka mbyllur bisedën me një mesazh për bashëqytetarët italinë që kanë ardhur dhe do të vijnë gjatë ditës së sotme për të ndjekur këtë ndeshje.

Fabrizio Bucci: Unë do të ftoja të gjithë tifozët shqiptarë që të përkrahin skuadrën e Romës, pasi Italia dhe Shqipëria janë dy vende miq. Kam dhe një mesazh për tifozët italianë, shijoni lojën, ndeshjen, mundohuni ta çmoni Tiranën dhe Shqipërinë. Uroj shumë që tifozët italinë të kthehen në Shqipëri dhe për ta vizituar atë si turistë./tvklan.al  

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *