Vajza e vogël-Ramës: Ti nuk je i denjë për këtë vend,vetëm korrupsion bën o legen

Një vajzë e vogël i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.

Vajza e vogël i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të largohet nga posti, pasi sipas saj, ai nuk është i denjë për Shqipërinë.

Ndër të tjera ajo i ka kërkuar që është kthimi i projektit të Kodrës së Priftit.

“Sot unë kisha dhe ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve sepse asnjë nuk mund t’i durojë këto rritje. Ktheje projektin e Kodrës së Priftit në vend. Nuk është i drejtë ndryshimi i projektit. Lëviz nga ai pozicion sepse ti nuk je i denjë për këtë vend”,-thotë e vogëla.

Të Fundit