Një nga kandidatët që garon për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit, është shpallur në kërkim.
Hajrulla Xhivina është shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është larguar jashtë vendit.
Xhivina është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës për “ Veprime të turpshme” në publik pasi u filmua teksa urinonte në hyrje të Gjykatës së Lartë.
Ai gjithashtu postonte video në TikTok përmes të cilave kërcënonte ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Dyshohet se ka kërcënuar edhe gjykatës në Fier.