Një urangutang ‘mistrec’ që qëndronte prapa një turisteje të pafajshme, nisi papritur të mbahej te gjoksi i saj dhe ta puthte në faqe teksa ajo pozonte për foto me të.
Majmuni fillimisht qëndronte prapa turistes në zonën e tij por papritur u afrua pranë saj duke “mbushur duart”, duke i treguar të gjithë dashurinë e ndoshta pak më shumë në kopshtin zoologjik të Bangkok më 27 qershor.
Majmuni dinte gjithashtu të puthte në formë njerëzore në faqe e më pas shfaqi një ngerdheshje të gjerë për turistët kuriozë që ishin grumbulluar.
Për fat të mirë turistja nuk u impresionua shumë nga aktet disi imponuese por pa anën humoristike të çështjes me majmunin.
Dëshmitari Dararat Suwanmai, 24 vjeç tha: “Shpertheva së qeshuri kur kuptova çfarë po bënte. Por ishte një krijesë shumë miqësore.
Urangutangët janë nga krijesat më inteligjente mes majmunëve primatë, por sjelljet e tij besohet se janë të kopjuara nga ato të njerëzve që ai shikon përditë në kopshtin zoologjik.
https://youtu.be/jYW_Edzxi34