Ulen temperaturat, UKT njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Merrni masat, kujdes tubacionet!

Teksa paralajmërohet se në orët në vijim do të ketë përkeqësim të motit, ndërsa nga e hëna do të ulen temperaturat deri në -17 gradë celsius, Ujësjellës Kanalizime Tiranë bëjnë njoftimin e rëndësishëm për qytetarët.

UKT thekson se tubacionet mund të dëmtohen nga mot, ndaj kujton qytetarët që të mbushin ujë, për t’ju paraprirë situatës.

Njoftim i rëndësishëm !
Si pasojë e temperaturave të ulta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë qytetarët e Tiranës për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë dhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike.
Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet/ instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit.
Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.
Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.

Për çdo problematikë lutemi të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër 08004488, gjithashtu edhe në Pikat UKT më të afërta në zonën tuaj të banimit.
Inxhinierët tanë dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë në shërbimin tuaj!
Së bashku kalojmë çdo vështirësi!

Të Fundit