Nga Austria, ndodhet si pjesëmarrës në Forumin Europian Wachau, Kryeministri Rama ka vijuar të mbajë qënrimet e tij të ashpra lidhur me BE, vendimet e saj dhe mënyrën e funksionimit të Unionit.
Ndërsa përsëriti rastin e Bullgarisë, të cilin e konsideroi si një vend që ka marr peng një vend tjetër, ai tha se zgjerimi ëhstë transformua rnë një mjet për të marr peng mjetet e tjera, për hir të problemeve të brendshme.
Rama e cilësoi BE-në jo shumë të shëndetshme, ndërsa për Ukrainën u shpreh:
“Morën një ilaç për depresionin që është mirë për moralin dhe hormonet, për një farë kohe, por më tej duhet të përballen me problemet që po përballet Maqedonia e Veriut. Shpresoj që ukrainasit të hedhin sytë nga Maqedonia e Veriut, 17 vjet kandidate. Ti je kandidat për t’u martuar kur flet, nuk mund të jesh kandidat për t’u martuar me dikë që të thotë: Nuk jam gati për të folur me ty. 17 vjet. Ata ndryshuan edhe emrin. Imagjinojeni Austrinë të ndryshojë emrin për të qenë në BE. Shqipëria numëron 8 vjet. Shpresoj që për Ukrainën të mos jenë 117 vjet”, tha Rama.