VIDEO/ Pamje virale në Nigeri, presidenti futet në fushë dhe godet gjyqtarin

Një skandal i jashtëzakonshëm në historinë e futbollit ka ndodhur në një ndeshje në Nigeri.

Kano Pillars dhe Dakkada janë ndeshur së bashku dhe një moment i çuditshëm ka ndodhur. Në minutën e 92-të, miqtë barazuan rezultatin në 1-1. Ky gol ka irrituar presidentin e klubit vendas, Yahaya Surajo, doli me vrap në fushë dhe e goditi pas koke me grusht.

Kërcënime të shumta kanë ardhur në drejtim të gjyqtarëve dhe ata janë detyruar të komunikojnë së bashku dhe kanë anuluar golin për pozicion të parregullt.

Federata e Futbollit të Nigerisë ka reaguar dhe pezulloi presidentin e klubit për sjellje jo sportive.

Të Fundit