Udhëtoi e vetme në Maldive, 26-vjeçarja: Më përdhunoi punonjësi i hotelit

Rasti i një të reje nga Kina është ndër ato ku udhëtimi i ëndrrave kthehet në makthin më të tmerrshëm!

Një 26-vjeçare kineze ka publikuar në rrjetet sociale foto të saj me mavijosje në trup duke akuzuar një anëtar të stafit të një hoteli luksoz në Maldive për sulm seksual.

XuYitong, udhëtoi e vetme në Maldive dhe asgjë nuk shkoi siç ajo e kishte menduar. Në llogarinë e saj në Twitter ajo shkruan se një person i quajtur Usham e kishte sulmuar seksualisht. Ajo thotë stafi nuk mori asnjë masë, por vetëm e largoi prej aty punonjësin.

Xu tha se Usham shkoi në dhomë pasi ajo kërkoi ndihmë nga recepsioni për telefonin pasi nuk po kontaktonte dot me familjen e saj.

“Ai filloi të fuste me forcë gjuhën e tij në gojën time, më pas më shtyu në shtrat dhe filloi të hiqte pantallonat e tij. Ai më vuri penisin në gojë dy herë. Më tej më preku në pjesët e mia intime dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale”, deklaron e reja.

Ajo tha se dy anëtarë të stafit më pas ia morën kompjuterin i cili dyshohet se kishte spermën e Ushamit në ekran dhe një peshqir që ai e përdori për t’u fshirë para se ajo të kryente denoncimin në polici. Usham ende nuk është arrestuar pasi policia po pret rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të Xu e cila ka marrë shumë shenja në trup.

E reja rrëfen po ashtu se stafi i hotelit e akuzoi atë se u përpoq të merrte akomodim falas, ndërkohë që rezulton se ajo e ka paguar qëndrimin që natën e parë. Më e keqja është se stafi as nuk i kërkoi falje.

Ndërsa çështja është nën hetim, Ambasada kineze në Maldive ka dërguar përfaqësues pranë policisë lokale dhe te resorti në mënyrë që ngjarja të zbardhet plotësisht.

Të Fundit