U zunë për ullinjtë/ Ngjarja në Vlorë, nipi vrau xhaxhain me 1 plumb – Stop
Lajme, Të Gjitha

U zunë për ullinjtë/ Ngjarja në Vlorë, nipi vrau xhaxhain me 1 plumb

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi pasditen e djeshme qytetin e Vlorës, ku nipi vrau xhaxhain dhe më pas veten.

Sipas news 24, Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë, por kishte tokat me ullinj në fshatin Mekat. Ditën e djeshme ai kishte udhëtuar nga Vlora drejt fshatit Mekat për t’i vjelë ullinjtë së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës, që është edhe autori i ngjarjes.

Sipas policisë motivet e krimit janë ende të paqarta, por besohet se xhaxha e nip janë zënë për rrënjët me ullinj, më saktësisht për ndarjen e tyre se kujt i takojnë.

Fillimisht xhaxha e nip kanë debatuar më pas konflikti ka degraduar në konfrontim fizik mes tyre dhe me përdorimin e armës së gjahut.

I nxehur dhe me gjendje të rënduar psikologjike depresive Genci është kthyer në banesë siç tregojnë edhe familjarët dhe ka marrë armën e gjahut pa e kuptuar ndoshta xhaxhai i tij gjendjen e nipit, është rikthyer tek toka dhe ka goditur në drejtim të tij me një plumb i cili e ka kap të ndjerin në pjesën e kokës dhe më pas disa metra më tutje ka goditur vetën në kokë.

Mësohet se për ngjarjen janë pyetur rreth 15 persona familjarë të të dy viktimave.

Ata janë shprehur se s’kanë pasur më parë konflikte dhe kanë pohuar gjendjen e rënduar depresive të tij të Genci Koretës.

Ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *