Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja hedh poshtë lajmet se banesa e tij ka rënë pre e hajdutëve.
Ditën e djeshme, portali “Albanian Post” raportoi se në Lalëz ishin vjedhur 7 shtëpi, mes tyre ajo e kreut të SPAK, Arben Kraja.
Por ky i fundit ka thënë se lajmi është i rremë dhe është sajuar për të goditur integritetin e SPAK dhe institucionet e drejtësisë së re.
Policia konfirmon se nuk ka patur asnjë vjedhje gjatë ditëve të fundit në zonën e pretenduar nga lajmi që u përhap në media.
“Ju garantoj se SPAK nuk do të ndikohet nga Fake Neës. Nuk më është vjedhur banesa as këto ditë, as më herët”, u shpreh Kraja.