U takua me Ramën, Haradinaj: I kërkova hekurudhë Kosovë-Shqipëri – Stop
Lajme, Të Gjitha

U takua me Ramën, Haradinaj: I kërkova hekurudhë Kosovë-Shqipëri

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takim edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka treguar detaje dhe se çfarë ka biseduar me Ramën.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se Ramës i ka kërkuar hekurudhën Kosovë-Shqipëri.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit”, shton Haradinaj.

Postimi i plotë:

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *