James Corden, drejtuesi i “The Late Late Show” është ndaluar nga një restorant i njohur në New York për shkak të sjelljes abuzive ndaj stafit të tij. Në fakt, pronari i restorantit Keith McNally e përshkroi prezantuesin televiziv si “klientin më abuziv” që ai ka pasur ndonjëherë.
Por gjithçka duket se ka pasur një fund të lumtur. “James Corden sapo më thirri dhe më kërkoi falje ”, shkroi McNally në Instagram të hënën mbrëma. Më pas, pronari bëri shaka se nëse prezantuesi 44-vjeçar do ta linte të drejtonte emisionin e tij për 9 muaj, ai mund të hiqte ndalimin e tij.
Në një postim të mëparshëm, 71-vjeçari tregoi dy raste ku prezantuesi ishte sjellë keq me stafin. Qershorin e kaluar, sipas pronarit, Corden kishte gjetur një fije floku në pjatën e tij dhe më pas kishte kërkuar pije falas për gabimin dhe kërcënoi se do të largohej nga restoranti, duke lënë komente të këqija.
Në një incident të dytë, Corden shkoi në mëngjes me gruan e tij, Julia Carey, në restorant më 9 tetor. Ai thotë se kërkoi një tryezë jashtë dhe gruaja e tij porositi një omëletë me të verdhë veze dhe sallatë. Çifti u ankua te kamarieri se kishte “pak të bardhë veze të përzier me të verdhën” dhe ia ktheu pjatën.
“Kuzhina e ribëri pjatën, por fatkeqësisht e dërgoi me patate të skuqura në vend të sallatës. Pikërisht atëherë Corden filloi t’i bërtiste si i çmendur kamarierit: “Nuk mund ta bësh punën tënde! Ju nuk mund të bëni punën tuaj! Ndoshta duhet të shkoj në kuzhinë dhe të gatuaj omletën vetë!”