U shkelen të drejtat/ 24 shtetas shqiptarë në grevë urie në burgun e Korfuzit

24 shtetas shqiptarë që ndodhen në burgun e Korfuzit në Greqi janë futur në grevë urie që prej disa ditësh.

Sipas Ambasadës Shqiptare në shtetin helen, e cila është interesuar për gjendjen e tyre, mësohet se ata e kanë nisur greven pasi nuk jane dakord me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit Penal grek.

Gjithashtu, të dënuarit dhe paraburgosurit shqiptarë kërkojnë të kenë të drejtën për të zgjedhur vetë punonjësit socialë, mjekët dhe infermieret që i ndjekin.

Grevistët kanë refuzuar dhënien e listës me emrat e tyre pranë ambasadës shqiptare në Athinë, sikundër edhe kontaktin e diplomatëve shqiptarë me autoritetet greke.

Pavarësisht kësaj, ambasada e Shqipërisë në Athinë thotë se vijon kontaktin me palën greke dhe informon së gjendja e tyre shëndetësore është e mirë e nën mbikqyrjen e mjekëve dhe infermierëve

Të Fundit