Besnik Karaxha tregon, se në vitin 2013, djali i tij konfliktohet me disa persona për një motiv banal, me një vegël pune. Konflikti agravon dhe shkon në dhunë, ku përfshihet edhe vetë Besniku. Arrestohen të dy dhe gjykata vendos “burg pa afat”. Nga ekspertiza e parë, që doli plagosje e lehtë, lirohen dhe Besniku qëndron arrest shtëpie, ndërsa i biri me detyrim paraqitje. Pasi doli ekspertiza e tretë, Besniku dënohet me 5 vite burg dhe djali i tij me 3 vite e 6 muaj. Në vitin 2015 arrestohen.Besniku tregon, se në vitin 2015 u arrestuan dhe po kryenin dënimin në IEVP Fier. Në 31 dhjetor 2015 bënë kërkesë në gjykatë për të përfituar nga amnistia e vitit 2015. Gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën e Besnikut dhe Gjykata e apelit e aprovoi, duke e liruar në 2017-ën. Djalit ende nuk i kishte dalë data e gjyqit.Nga ana tjetër, djalit i refuzohet nga Gjykata e Fierit dhe i pranohet nga Gjykata e Apelit të Vlorës. Lirohet dhe prokurori bën rekurs në Gjykatë të lartë. Gjykata e Lartë e kthen sërish në burg. Besniku e con në Gjykatën kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e kthyer sërish për rigjykim dhe e liron djalin e tij.Në vitin 2023, në mars, Gjykata e Lartë sërish vendos ta kthejë në burg, pasi thuhet, se nuk përfiton nga aministia e vitit 2015.Prej vitit 2013 e deri tani në 2023-shin, Besniku endet nëpër seanca gjyqësore dhe djali arrestohet për të katërtën herë.Avokat Eridi Sherifi thotë se kjo është një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]